Lajme

Vjosa Osmani për takimin në Kosta Rikë: Pavarësisht distancës gjeografike, partneriteti ynë është unik

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 09 May 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë të dielës ka zhvilluar një takim në Republikën e Kosta Rikës, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se dje ka pasur nderin të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të kësaj republike, Rodrigo Chaves.

“Dje pata nderin që, bashkë me liderë të tjerë botërorë, të marrë pjesë në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosta Rikës, z. Rodrigo Chaves. 🇽🇰 🇨🇷 Pavarësisht distancës gjeografike, partneriteti ynë është unik, i ndërtuar në shtyllat e miqësisë, demokracisë, lirisë e paqes. Tani, është detyra jonë e përbashkët, si të zgjedhur të popullit, që t’i përafrojmë shtetet tona edhe më shumë!”, ka shkruar Osmani./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera