Lajme

Vjosa Osmani nuk e thotë asnjë fjalë për marrëveshjen e targave

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 01 October 2021

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk e ka thënë as edhe një fjalë lidhur me marrëveshjen e së enjtes të nënshkruar në Bruksel.

Ajo nuk është deklaruar nga dje për ujdinë e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë për targat e veturave, për çfarë prej 11 ditësh Kosova po zbatonte reciprocitetin ndaj Serbisë.

Përkundër saj Kryeministri Albin Kurti është ka bërë komente dhe ka thënë se “Serbia nga tash e tutje nis të mësohet me reciprocitet”.

-Advertisement-

Me marrëveshjen e nënshkruar të dyja shtetet do të vendosin afishe në targat e veturave kur ato hynë në territorin e njëra-tjetrës.

E arritura e djeshme është përshëndetur nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, ndërsa në vend edhe ka ngjallur kritika.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera