Lajme

Vjosa Osmani: Nuk do të lejojmë që krimi e korrupsioni të jenë dukuritë identifikuese të shtetit tonë

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 15 September 2019

Të dielën kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani është mirëpritur të dielën në Gjonaj të Hasit nga qytetarë të shumtë, simpatizantë e anëtarë të partisë.

Kryetari Degës së LDK-së, Anton Quni, tha se e tërë ushtria e Ibrahim Rugovës, si në vitet ’90, është rreshtuar përkrah kandidates së LDK-së për kryeministre.

Ndërsa Osmani, foli për vlerat e zonës së Hasit, të cilët gjithmonë kanë dhënë shembull në tërë Evropën se si duke gatuar bukë për vete e për miqtë, duke e ushqyer mikëpritjen dhe duke e kultivuar shprehinë e punës, mund të ndërtojnë të ardhmen jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët.

-Advertisement-

“Shembulli i njerëzve fisnikë e punëtorë të Hasit duhet të bëhet shembull i udhëheqjes së shtetit”, u shpreh Osmani.

Hasi ka dhënë shumë njerëz të mëdhenj, nga Pjetër Bogdani te Katarina Josipi”, tha më tej ajo.

“Ne nuk do të lejojmë që krimi e korrupsioni të jenë dukuritë identifikuese të shtetit tonë. Ne do ta kthejmë meritokracinë si vlerë themelore të funksionimit të institucioneve shtetërore”, tha Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera