Lajme

Vjosa Osmani: NATO është fati i Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 27 May 2024

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u shpreh e lumtur pas avancimit të statusit në Asamblenë Parlamentare të Kosovës.Osmani tha se “NATO është fati i Kosovës”.

“Kjo lëvizje siguron që zëri i njerëzve më pro NATO-s në tokë u dëgjua”, tha Osmani.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë drejt anëtarësimit në NATO”, tha e para e shtetit të Kosovës.

-Advertisement-

Shefja e shtetit tha se i është mirënjohëse për anëtarët që votuan pro ngritjes së statusit.Sot, Kosova kaloi si anëtare e asociuar nga vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të Aleancë Veriatlantike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera