Lajme

Vjosa Osmani: Kosova është e lirë falë sakrificës së familjes Jashari

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 06 March 2023

Preisdentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca, pas homazheve janë pritur në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.

Pas vizitës, presidentja Vjosa Osmani se Kosova është e lirë falë sakrificës së familjes Jashari.

“Është edhe mundësi që qytetarët të tregojnë kujtimin e tyre për të gjitha gratë dhe fëmijët e familjes Jashari që nuk i kursejë regjimi gjenocidal i Serbisë, në meisn e të vrarëve kishte edhe fëmijë 5 e 6 vjeçar dhe kujtimi për sakrificën për ta do të jetë për gjithë Kosovën e cila është e lirë falë kësaj sakrifice”, tha ajo.

-Advertisement-

Presidentja Vjosa Osmani sot i ka ndarë Rifat Jasharit “Urdhrin e Lirisë”.

Presidentja Osmani ndan për Rifat Jasharin “Urdhrin e Lirisë”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera