Lajme

Vjosa Osmani: I përgëzojmë të devotshmit që përgjatë këtyre ditëve agjëruan

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 11 May 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani se bashku me bashkëshortin e saj, Prindonin, i ka shtruar iftar krerëve të Bashkësisë Islame, Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit Glauk Konjufca, shkruan Gazeta inFokus.

Osmani i ka thënë se iftari është një darkë përbashkuese.

“Iftari është një darkë përbashkuese, në të cilën ka vend për të gjithë. Sonte bashkë me Prindonin, si dhe me krerët e institucioneve, Kryetarin Konjufca dhe Kryeministrin Kurti, pritëm në iftar krerët e Bashkësisë Islame me besimin e fuqishëm se feja në kontekstin tonë është harmoni, bashkëjetesë, solidaritet, besim dhe vullnet për të mirë”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Osmani tha se i përgëzojnë të devotshmit që përgjatë këtyre ditëve patën kurajë ta dëshmojnë sakrificën dhe solidaritetin e tyre.

“I përgëzojmë të devotshmit që përgjatë këtyre ditëve patën kurajë ta dëshmojnë sakrificën dhe solidaritetin e tyre, dy vlera njerëzore që na shquajnë ndër breza. Nesër do të përmbyllet cikli i agjërimit, teksa një ditë më pas do ta urojmë njëri-tjetrin në kremten e Bajramit, me dëshirat më të mira për fat e mbarësi!”, ka thënë ndër të tjera Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

Iftari është një darkë përbashkuese, në të cilën ka vend për të gjithë. Sonte bashkë me Prindonin, si dhe me krerët e institucioneve, Kryetarin Konjufca dhe Kryeministrin Kurti, pritëm në iftar krerët e Bashkësisë Islame me besimin e fuqishëm se feja në kontekstin tonë është harmoni, bashkëjetesë, solidaritet, besim dhe vullnet për të mirë.

I përgëzojmë të devotshmit që përgjatë këtyre ditëve patën kurajë ta dëshmojnë sakrificën dhe solidaritetin e tyre, dy vlera njerëzore që na shquajnë ndër breza. Nesër do të përmbyllet cikli i agjërimit, teksa një ditë më pas do ta urojmë njëri-tjetrin në kremten e Bajramit, me dëshirat më të mira për fat e mbarësi!

Me shpresën që Zoti të pranojë lutjet e të gjithë atyre që agjëruan në këtë muaj të shenjtë, uroj që ndjenja e solidaritetit me të gjithë qytetarët tanë të mbizotërojë përgjatë gjithë vitit.

Iftari është një darkë përbashkuese, në të cilën ka vend për të gjithë. Sonte bashkë me Prindonin, si dhe me krerët e…

Posted by Vjosa Osmani on E martë, 11 Maj 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera