Lajme

Vjosa Osmani: Hoti kishte gisht në rrëzimin e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 07 April 2020

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës e Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka folur rreth mocionit që qoi deri tek rrëzimi i qeverisë Kurti.

Osmani ka thënë se Avdullah Hoti, ish zëvendëskryeministri i Kosovës, ishte një ndër zërat e fuqishëm që ndikoi në rrëzimin e qeverisë, shkruan gazeta inFokus.

Ajo thotë se e kishte paralajmëruar Hotin se duhet të kishte besim te kjo qeveri pasiqë sipas Osmanit ishte qeveria më e mirë që kishte Kosova ndonjëherë.

-Advertisement-

“Cdo ditë e me shumë brenda qeverisë u rrit zëri kunder qeverisë së Kosovës, kështu deklaratat e Avdullah Hotit nëpër emisione ishte një zë sfidues ndajë qeverisë dhe kështu edhe ndodhi rrëzimi i qeverisë. I kam thanë Hotit që kjo është gabim dhe se duhet ti besohet kësaj qeverie”,ka thënë ajo në Desku të KTV-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera