Lajme

Vjosa Osmani flet për tërheqjen e Trustit, ka një kërkesë për deputetët

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 01 June 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në qytetin e Pejës.

Nga Peja, presidentja për herë të parë ka folur për çështjen e shumëpërfolur javëve të fundit, mundësinë për tërheqjen e parave nga Trusti.

“Sa i përket Trustit ky është vendim i Kuvendit të Kosovës, dhe dua ti inkurajojë deputetët që të marrin një vendim i cili mbron interesin afatgjatë të qytetarëve dhe në momentin që ata e marrin vendimin që në formë Ligji nëse kalon do të vie te unë në presidencë për shqyrtim”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Sipas propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale, duhet ta kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera