Lajme

Vjosa Osmani emëron komandantin e ri të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 30 November 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Presidenca

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese. Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndërsa nga presidenca kanë konfirmuar ehd dorëheqjen e Rrahman Ramës.

“Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera