Lajme

Vjosa Osmani e vetme mori vota sa e gjithë AKR-ja

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 19 May 2017

Isa Mustafa përjashtimin më me qejf që do ta bënte nga të rebeluarit e partisë së tij, do të ishte ish deputetja Vjosa Osmani, por këtë nuk po e bën me lehtësi, sikurse e bëri me Shpejtim Bulliqin e Adem Salihajn.

Deputetja Vjosa Osmani në zgjedhjet e kaluara të vitit 2014, kishte arritur që t’i merrte si e vetme 30,431 vota. Kurse, Behxhet Pacolli në zgjedhjet e vitit 2014 nuk kishte arritur as sa gjysma e votave të Vjosa Osmani. Ai kishte gjithsejtë 14,520 vota.

Nëse kjo krahasohet edhe me gjithë partinë e Behgjet Pacollit, prapë del se vetme Vjosa Osmani mori vota sa e gjithë AKR, në kohën kur në parti e kishte edhe Mimoza Kusari-Lilën.

-Advertisement-

LDK nëse e përjashton Osmanin, e cila refuzoi të votojë Mustafën për kryeministër, në parlament do ta ketë një deputet rebel më pak, por rrezikon të humb vota të cilat partisë do t’i sillnin deputetë aq sa partia e Pacollit, të cilës i kanë dhënë rreth 30 për qind të listës për deputetë.

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri te përfundimi i afatit për dorëzimin e listës për deputetë në KQZ, Osmani sipas burimeve të Gazeta Metro, është duke u kontaktuar nga parti të tjera, që atë e donë në listat e tyre.

Sipas rezultatit zyrtar të KQZ’së, Osmani, në vitin 2014 kishte marrë 39,911 vota, duke u bërë njëra nga deputetet më të votuar në Kuvendin e Kosovës.

Osmani deri vonë shumë e afërt me Mustafën, kishte dalë kundër shefit të saj, kur LDK pranoi të hyjë në qeveri në koaliicon me PDK’në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera