Lajme

Vjosa Osmani e Ismet Beqiri nominohen prej Degëve për Kryetar të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 09 July 2017

Pas raportimit se një Degë e LDK-së në Prishtinë ka nominuar Vjosa Osmanin për Kryetare të Kryeqytetit ka ardhur edhe nominimi tjetër.

Është Kryetari i Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri që ka marrë përkrahjen për t’u kandiduar në garën për Kryetar të qytetit më të rëndësishëm të Kosovës. A do të jetë njëri prej tyre kandidat apo do të fitojë i treti ende nuk dihet.

Ismet Beqiri po vazhdon ta marrë seriozisht garën për Kryetar të Prishtinës, pavarësisht, se në zgjedhjet e fundit nacionale doli shumë keq me vota. Madje, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së mori shumë vota më pak se garda e re në LDK si: Vjosa Osmani, Lumir Abduxhiku, Driton Selmanaj.

-Advertisement-

Pavarësisht kësaj, Beqiri është nominuar për kandidat për Kryetar të Prishtinës nga Dega e Parë e LDK-së. Në këtë Degë, Beqiri është Kryetar.

Këtë e ka bërë të ditur ish-deputetja e LDK-së, Njomza Emini. Ajo ka marrë pjesë në mbledhje dhe ka votuar pro kandidaturës së Beqirit për Kryetar të Prishtinës.

“Për kryetar të Prishtinës është kandiduar sekretari i partisë Ismet Beqiri dhe të gjithë anëtarët e kësaj degë në mënyrë unanime kanë përkrahur Beqiqrin”, ka thënë Emini, për emisionin “Ju Flet Prishtina” në “Klan Kosova”

Sidoqoftë, ish kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka shfaqur ambiciet e tij për ta udhëhequr kryeqytetin edhe për një mandat dhe ka bërë fushatë qe disa javë. Ka mbajtur takime e mbledhje me anëtarë e simpatizantë të LDK-së nëpër pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Në garë për Kryetare të Prishtinës është përmendur edhe Vjosa Osmani, ku u raportua se Dega e Tretë e LDK’së e ka nominuar për Shefe të Kryeqytetit, shkruan Express.

Në emisionin Komiteti, Vjosa Osmani kishte thënë se kandidati i LDK-së për Prishtinë duhet të jetë një njeri që ka vota dhe që ka përkrahjen e strukturave të partisë. Ka thënë se pa këto dy elemente fitorja në qytetit më të madh të Kosovës është e pamundshme.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Isa Mustafa kishte humbur përballë Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes.

Edhe në zgjedhjet e fundit nacionale, Vetëvendosje doli e para në Prishtinë derisa LDK e dyta.

Vendimin se kush do të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës pritet të merret në Kryesinë e LDK’së pas propozimit që bëjnë të gjitha degët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera