Lajme

Vjosa Osmani dekoron me medaljen “Shën Tereza” kryeministrin kroat

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 15 November 2021

Pas pritjes që iu bë nga kryeministri i vendit, edhe presidentja Vjosa Osmani ka pritur në zyrën e saj, kryeministrin kroat,  Andej Plenkoviq.

Osmani e ka dekoruar të parin e Kroacisë me medaljen presidenciale “Shën Tereza”, shkruan Gazeta Infokus.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Kënaqësi sot të mirëpres Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, z. Andrej Plenkovic, me të cilin bashkëbiseduam për intensifikimin e raporteve ndërmjet dy vendeve tona. Nga bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes e deri të përkrahja e pakusht e tyre në fushën e politikës së jashtme, Kosova vërtetë është e bekuar që ka një miqësi aq të fortë me shtetin dhe popullin kroat.

Në emër të qytetarëve të Kosovës, sot poashtu kam ndarë medaljen presidenciale ‘Shën Tereza” për Kryeministrin Plenkovic si dhe për Spitalin e Përgjithshëm në Slavonski Brod, me motivacion për humanizmin e treguar, dedikimin e shtetit kroat si dhe profesionalizmin e stafit mjekësor dhe reagimin e shpejtë të shërbimeve emergjente në aksidentin tragjik afër Slavonski Brodit të Kroacisë, ku 10 qytetarë të Kosovës humbën jetën ndërkaq 26 të tjerë u lënduan.”/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera