Lajme

“Vjosa” e AAK-së që nuk votoi Qeverinë Hoti injorohet nga Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 14 October 2020

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, nuk ka komunikuar me krerët e partisë së saj që nga momenti kur nuk e ka votuar Qeverinë Hoti.

“Raportet e mia me Aleancën subjektin tim politik janë të mira, jam në kontakt të vazhdueshëm me aktivistë, degë, nëndegë me struktura. Ndërkaq me nivelin qendror me krerët e partisë nuk kam pasur komunikim që nga mosvotimi im për Qeverinë Hoti”, ka thënë Kadaj-Bujupi për Telegrafin.

Ndonëse është sekretare organizative e partisë, ajo nuk është ftuar në disa mbledhje të kryesisë.

-Advertisement-

Duke folur rreth 100 ditëshit të Qeverisë Hoti, Kadaj-Bujupi theksoi se kjo qeveri vazhdon të jetoj me pandeminë. Sipas saj, fokusimi i tërë energjisë nga ana e Qeverisë në çështjen e dialogut nuk është e nevojshme, pasi siç shprehet ajo nevojat e qytetarëve duhen dëgjuar fillimisht.

“Në periudhën në të cilën jemi, në vlugun e pandemisë, në kohën kur kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha socio ekonomike, mendoj se Qeveria duhet të fokusohet më shumë në prioretizimin e tyre, t’i jap prioritet temave nacionale të brendshme dhe në këtë mënyrë mund t’i dal zot nevojave të qytetarëve. Fokusi në dialog dhe vetëm dialog, ka marrë të gjithë energjinë e kësaj qeverie dhe krejt çka kemi dëgjuar brenda këtyre 100 ditëve është kush çka i tha në dialog, qoftë në Bruksel, qoftë në Ëashington. Ajo çfarë duhet dëgjuar sipas meje është nevojat e qytetarëve. Kjo Qeveri po vazhdon të jetojë me pandeminë, duhemi me pa shumë më shumë energji, vendime më të mëdha që do tu përgjigjen nevojave të qytetarëve”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Pavarësisht raporteve, ajo thotë se qëndron prapa deklaratës së saj, përmes së cilës pati thënë se Qeveria Hoti duhet të rrëzohet në rast se nuk arrin të miratojë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera