Vjeshta, koha më e mirë për të humbur peshë
Autori: Gazeta inFokus
10:13 | 26 September 2023
Fillimi i vjeshtës është periudha ideale për të përmbushur qëllimet e vëna në të mirë të shëndetit, punës, bukurisë e të tjerë.
Në fakt, sipas dietologëve, fillimi i vjeshtës mund të krahasohet lehtë me Janarin dhe fillimin e vitit.
Vjeshta ofron mundësinë e një fillimi të ri. Shkolla ka filluar, puna ka rinisur, vera ka mbaruar dhe shanset për qëllime të mira për shëndetin janë të mëdha.
Studimet e identifikojnë fillimin e vjeshtës si një pikënisje të re ekzaltuese, një fillim i mbarë dhe një tranzicion të plotë.
Në fillim të çdo viti, shkencëtarët kanë vënë re se njerëzit nisin të angazhohen drejt arritjes së një peshe trupore të mirë, por me kalimin e ditëve entuziazmi bie. Kjo arrin majat sidomos në muajt e verës kur njerëzit lëshohen më shumë drejt tundimeve në të ngrënë e në të pirë.
Në vjeshtë rikthehet ankthi i mbipeshës dhe dëshira për të shpëtuar prej saj. Hapi i parë drejt humbjes së peshës së akumuluar gjatë vitit është vendosja e objektivave.
Ushqimet e shëndetshme
Duke nisur që tani, njeriu duhet të përqendrohet më shumë në ushqyerjen e shëndetshme.
Këtu përfshihen karbohidratet e shëndetshme, yndyrnat e shëndetshme dhe proteina. Kujdes me gabimet në të ushqyer. Duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse ushqyerja e shëndetshme ndryshon nga dietat kufizuese.
Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik ditor është një mënyrë shumë e mirë për të përmbushur misionin e rënies në peshë.
Ecni mbi 10,000 hapa në ditë, nisni aerobinë apo palestrën dhe lëvizni sa më shumë.
Motivohuni
Motivimi për rënien në peshë duhet të vijë së brendshmi, në të kundërt nuk do të arrini kurrë të humbisni kilogramët e tepërt.
Vendosni objektiva realiste
Objektivat që duhet të vendosni duhet të jenë të arritshme dhe realiste. Sa më realiste të jenë, aq më të realizueshme bëhen. Mos kërkoni të humbisni peshë menjëherë. Mos harroni që vjeshta është një fillim i ri dhe siç thonë, “fillimi i ri, gjysma e punës.”

T� tjera
-
Artan Behrami: Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës!
Artan Behrami ka reaguar lidhur me Gjykatën Speciale, duke kritikuar vendimet...
-
Raportohet për dhun*imin e një gruaje në Graçanicë
Një rast i dhu*nimit është raportuar të ketë ndodhur të dielën në Graçanicë....
-
Ndalohen tre shtetas të Serbisë në Kamenicë, dyshohet se hynë ilegalisht në Kosovë
Policia e Kosovës ka ndaluar tre shtetas të Serbisë, dy femra dhe një mashkul...
-
“Sonte ora ka ndryshuar, ka filluar një shekull i ri”, Rikthehet mesazhi i Hashim Thaçit i vitit 2007 në prag të aktgjykimit në Hagë
Në mëngjesin kur Hashim Thaçi pret aktgjykimin në çështjen e dytë ndaj tij në...
-
Zhduket një grua në Fushë-Kosovë, policia nis hetimet
Një grua është raportuar e zhdukur në Fushë-Kosovë, pasi ka dalë nga shtëpia ...
-
Arrestohen dy të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Gjakovë
Dy persona të dyshuar për grabitjen e armatosur që ndodhi të martën në mesdit...
-
17 Nëntori që i dha emër UÇK-së, 32 vjet nga vendimi historik
Më 17 nëntor 1994, para 32 vitesh, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, p...
-
Kryesia e Kuvendit shqyrton sot agjendën e seancës së radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00. Sipas njof...
-
Katër komisione parlamentare mblidhen sot
Katër komisione parlamentare do të zhvillojnë mbledhje gjatë ditës së sotme n...
-
Mediat gjermane japin detaje për aksidentin tragjik ku vdiqën dy të rinj nga Rahoveci
Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mërgatën shqiptare dhe Komunën e Ra...
-
Graboci dhe Lismiri lidhen me Prishtinën përmes një linje të re të autobusëve
Banorët e fshatrave Graboc dhe Lismir të Komunës së Fushë-Kosovës tashmë kanë...
-
Moti sot me vranësira të shpërndara dhe me diell
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell...

































