Lajme

Vjena do të fillojë vaksinimin e fëmijëve kundër COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 14 November 2021

Fëmijët në Vjenë të Austrisë do të mund të marrin një dozë të një vaksine Pfizer/BioNTech nga e hëna, thanë autoritetet në qytet.

Autoritetet austriake vlerësojnë se rreth 200 fëmijë do të mund të marrin një vaksinë për COVID-19 në ditë, një “numër i ulët” për shkak të konsultave mjekësore që planifikojnë të bëjnë me prindërit, shkruan AP.

Vaksina Pfizer/BioNTech ende nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Ajo është autorizuar në Shtetet e Bashkuara për këtë grupmoshë.

-Advertisement-

Gjatë javëve të fundit, ka pasur rritje të shpejtë të rasteve të COVID-19 në Austri ku rreth 65 përqind e popullsisë totale është vaksinuar kundër virusit.

Infeksionet kanë arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave me më shumë se 10 mijë raste të reja të raportuara në ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera