Lajme

Vjen sqarimi nga KQZ: A shpallet i pavlefshëm fletëvotimi nëse votohet Albin Kurti?

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 05 February 2021

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpjeguar se a do të shpallet i pavlefshëm vota nëse votohet kreu i VV-së, Albin Kurti.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në formularin e rezultateve nuk bartet vota e dhënë ndaj Kurti, por vetëm kandidatëve të certifikuar.

“Pra, nëse një subjekt politik ka të certifikuar 4 kandidatë dhe në fletëvotim janë shënjuar 5 numra, në FLLK evidentohen këto 5 shënjime, por ato nuk barten të gjitha në Formularët e Rezultateve të Kandidatëve. Në këta formularë bartën vetëm votat e kandidatëve të certifikuar”, ka thënë ai për Infokus.

-Advertisement-

Pra në bazë të kësaj fletëvotimi nuk shpallet i pavlefshëm, por votat nuk numërohen për Kurtin.

Kujtojmë që Albin Kurti, nuk është verifikuar nga KQZ si kandidat për deputet.

Por LVV vazhdon të kërkoj votën e qytetarëve edhe për Kurtin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera