Vjen reagimi nga Bashkimi Evropian pas zhvillimeve në veri të vendit

Autori: Gazeta inFokus
14:37 | 01 August 2022
Pas zhvillimeve në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për qetësi nga të dyja palët. Brukseli po e konsideron veprim të pakoordinuar dh të një anshëm aksionin e qeverisë për reciprocitet.
“Të gjithë të përfshirët duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë”, thuhet në njoftimin e BE-së.
Sipas Brukselit, mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet është dialogu dhe bisedimet, andaj konfirmoi që kanë ftuar të dy palët – Kosovën dhe Serbinë – të takohen në Bruksel “për të diskutuar rrugën përpara”.
“Pas pranimit nga Kosova të kërkesës së Joseph Borrell dhe SHBA-së për të shtyrë masat e planifikuara në lidhje me targat dhe kartat e identitetit, me kusht që të hiqen të gjitha barrierat, BE-ja ftoi të dyja palët të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara”, njofton BE.
BE thotë se fokusi duhet të kthehet te normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Fokusi duhet të kthehet te normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është thelbësor për rrugët e tyre përkatëse të integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Të tjera
-
Vdekja e nënës nga Kosova bashkë me të birin, Ramosaj: Dhimbje shumë e madhe
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një vend jashtë Kosovës. Një grua n...
-
Selfia e fundit para tragjedisë: Çifti i mjekëve dhe 3 fëmijët e tyre humbën jetën në rrëzimin e avionit në Indi
Avioni i rrëzuar sot në Indi dhe ku humbën jetën mbi 300 persona, u nis nga A...
-
“Frymëzim/ndryshim”, Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut
Këngëtarja e mirënjohur dhe njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona L...
-
Tragjike: Tentoi ta shpëtonte djalin në pishinë, nëna nga Kosova humb jetën bashkë me të
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar për një rast tragjik që ka n...
-
Kamberi: Çlirimi i Kosovës ishte shpëtim i popullit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se çliri...
-
Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi
Në nderim të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Gjermani është zbuluar nj...
-
Temperaturat rriten, QKUK mbetet pa klimatizim – Dështojnë ofertat për servisimin e pajisjeve
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka dështuar në realizimin e një te...
-
Ky fshat në Prishtinë nesër do të mbetet për disa orë pa rrymë e ujë
Banorët e fshatit Bardhosh do të mbetet pa rrymë por edhe pa ujë fshati për d...
-
“Në gjendjen faktike zgjidhje është Qeveria e Unitetit”, Haziri: Për nëntë muaj do të shkaktoheshin procese dhe mundësi të reja
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar nd...
-
Osmani nga Tokio uron Kosovën për Ditën e Çlirimit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Kosovën për Ditën e Çlirimit. ...
-
Ia kishte operuar babanë, Kurti tregon kur e takoi për herë të parë Bukoshin: Prindërit e admironin doktor Bujarin
Albin Kurti, kryeministër në detyrë, ka treguar se ai ka qenë 10 vjeçar kur e...
-
Policia jep detaje për zja*rrin në qendrën tregtare në “Breg të Diellit”
Sot qendra tregtare në “Bregun e Diellit”, është kapluar nga flakë, shkruan G...