Sport

Vjen reagimi i Ronaldos pas shkarkimit të Solskjaer

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 22 November 2021

Manchester United vendosir që ta ndërpresë bashkëpunimin e trajnerin norvegjez Ole Gunnar Solskjaer pas një serie të gjatë të rezultateve negative që kulmoi me humbjen nga Watfordi në Premier Ligë.

Michale Carrick ka marr përkohësisht drejtimin e skuadrës derisa klubi të gjejë trajnerin e ri, përcjellë KosovaPress.

Është ylli portugez Cristiano Ronaldo ai që ka reaguar pas këtyre zhvillimeve të fundit duke e përshëndetur me fjalë të mëdha Solskjaerin dhe duke i uruar shumë fat në vazhdim të karrierës së tij.

-Advertisement-

“Ai ka qenë sulmuesi im kur erdha për herë të parë në “Old Trafford” dhe ai ishte trajneri im kur u ktheva te Manchester United. Por mbi të gjitha, Ole është një qenie njerëzore e shquar. I uroj më të mirat në çdo gjë që i ka rezervuar jeta. Paç fat shoku im! Ti e meriton!”, ka shkruar Ronaldo në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Ndryshe, mediat angleze raportojnë se Mauricio Pochettino, Loaurent Blanc dhe Zinedine Zidane janë emrat potencial për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera