Lajme

Vjen reagimi i fundit nga Gjykata Speciale: Zhvillimet politike nuk na interesojnë

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 18 January 2018

Gjykata Speciale nuk është institucion politik dhe zhvillimet politike në Kosovë nuk mund të ndikojnë në punën e saj. Kështu ka deklaruar Joseph L. Hollerhead, asistent ekzekutiv i zëvendëskryeprokurorit të specializuar.

Sa i përket aktakuzave të para që do të ngritën nga kjo gjykatë, Hollerhead ka thënë se për arsye ligjore, profesionale dhe etike nuk mund të japin detaje.

“Nuk mund të ju informojë lidhur me lëshimin e aktakuzave. Kjo është për arsye ligjore, profesionale dhe etike. Por sa i përket zhvillimeve politike në Kosovë, ato nuk ndikojnë në punën tonë. Ne nuk jemi një institucion politik”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Hollerhead ka shtuar se pavarësisht zhvillimeve politike në vend, ata janë të fokusuar në zbatimin e mandatit të tyre sipas Ligjit Special mbi Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar.

Edhe, Avis Benes, zëdhënëse e dhomave të specializuara të Gjykatës Speciale për Indeksonline nuk ka bërë të ditur se kur do ngritën aktakuzat e para të Speciales, por ka shtuar se janë të fokusuar në zbatimin mandatit të tyre ashtu siç përcaktohet me ligj.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës (KSK) janë të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre në pajtim me Ligjin e miratuar për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Specializimit të Prokurorit si dhe Kushtetutën”, ka thënë Benes duke theksuar se nuk kanë komente lidhur me zhvillimet politike.

Sa i përket arrestimeve, ajo është shprehur se nuk është e përshtatshme që në këtë moment të diskutohen pyetje që lidhen me çështjet operative të mundshme.

Ndryshe, dje ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritej diskutimi për Gjykatën Speciale.

Me 22 dhjetor ishin mbledhur 43 nënshkrime nga deputetët për shfuqizimin e Speciales, megjithatë kishte dështuar thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkak se Kryesia e Kuvendit nuk kishte kuorum.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera