Lajme

Vjen ‘kundërshtimi’ i parë për vendimin e qeverisë për mbylljen 12 ditëshe

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 05 April 2021

Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja mbrojtëse sot kundër virusit COVID-19.

Për këtë masa, zyrtarë të Asociacionit të Komunave të Kosovës kanë thënë se masat e Qeverisë së Kosovës kundër COVID-19 janë marrë pa pëlqimin dhe konsultimin e këtij organi.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi ka thënë se kjo është hera e parë që një gjë e tillë ndodh, kur Qeveria merr masa të reja po u konsultuar fare me Asociacionin e Komunave të Kosovës.

-Advertisement-

“Është thyer tradita e konsultimit me ne sepse para se të merren masat ose ndryshimi i tyre, ne kemi pasur takime me organet kompetente dhe kemi dhënë mendimet dhe rekomandimet tona”, ka thënë Ibrahimi për Gazeta Blic.

Sipas tij do të ketë edhe një reagim nga AKS-së posa masat e reja anticovid do të miratohen në Qeverinë e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera