Rozë

Vjehërr e re ju mahnitin me vallëzim në dasmën e Labit

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 17 October 2017

Ky vit ishte padyshim ai i dasmave të yjeve të njohura shqiptare.

Por, si dasma e vitit do të përmendet ajo e moderatorit të njohur Labinot Gashi, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Labi dhe e fejuara e tij Qendresa kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë. Rreth 700 të ftuar ishin pjesëmarrës në këtë ditë të rëndësishme për çiftin më të ri të estradës.

Përveç familjarëve e miqve, të ftuar ishin edhe shumë yje të njohura të estradës.

Një nga ta ishte edhe këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu i cili për dëshirën e Labit që në fillim të dasmës ka kënduar këngën “Kur pranvera ishte në Prishtinë”.

Sabriu ishte i ftuar në dasmë së bashku me djalin e tij këngëtarin Ermal Fejzullahu dhe renë Arianën.

E për ti shtuar edhe më shumë hijeshinë kësaj dasme më poshtë mund ta shikoni se si vallëzojnë Sabriu me renë e tij Arianën.

Shumë fansave iu intereson se pse nuk ishte edhe Nera me ta. Mirëpo ajo si duket nuk është në Kosovë dhe momenti kur ka parë bashkëshortin e renë duke vallëzuar ajo është emocionuar shumë duke thënë se i do shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera