Lajme

Vjedhje e “shekullit” në Paraguai

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 25 April 2017

Policia braziliane afër kufirit me Paraguain kanë shkëmbyer breshëri me armë me anëtarë të një bande që kanë kryer një vjedhje e cila cilësohet nga zyrtarët e Paraguait si vjedhja e shekullit.

Tre anëtarë të bandës janë vrarë e dy të tjerë janë plagosur, sipas policia.

Të hënën në mëngjes rreth 50 njerëz kanë hyrë në qytetin Ciudad del Este të Paraguait, ku kanë hedhur në erë një firmë private të sigurimit e kanë shtënë në policinë.

-Advertisement-

Sipas të raportimeve jo zyrtare janë vjedhur mbi 37 milionë euro, raporton BBC.

Pas vjedhjes, banda ka bërë një devijim duke hedhur në erë vetura e sulmuar stacionin lokal të policisë.

Ata kanë ikur pas 2 ore të shtënash duke vrarë një polic.

Policia beson se ata kanë ikur me disa kamion të blinduar të kompanisë së sigurimit të cilën e kanë sulmuar, dhe kanë ikur me anije, të cilat ishin duke i pritur ata, në lumin Parana.

Ata kanë lënë armët, xhaketat anti- plumb e eksplozivët, dhe kanë ikur, thonë policia.

Një operacion i madh është duke u zhvilluar për të kapur anëtarët e bandës në të dy shtetet, Brazilit dhe Paraguait.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera