Lajme

Vizitorët ankohen për reklama në Cineplexx, këta e mohojnë

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 03 July 2017

Vizitorë të kinemasë “Cineplexx” në kryeqytet janë ankuar për kohëzgjatjen e reklamave komerciale para çdo transmetimit të filmave.

Ata i kanë shkruar portalit”Infokusi.com duke i thënë se reklamat komerciale po zgjasin deri 30 minuta gjë që po shkakton bezdi të madhe te ta, shkruan Infokusi.com

Portali Infokusi ka kontaktuar zyrtarë të “Cineplexx”, të cilët e kanë mohuar kohëzgjatjen e transmetimit të reklamave prej gjysmë orë duke thënë se maksimumi është 13 deri 15 minuta reklamë komerciale para çdo filmi.

-Advertisement-

“Ne kinemanë tone para çdo filmi shfaqen reklama komerciale prej 13 deri 15 min maksimum. Kjo është një praktike e te gjitha kinemave botërore, te cilat shfaqin reklama komerciale para filmave.

Ata kanë vazhduar duke thënë se kjo është pjesë e shërbimeve të shitjes së hapësirave reklamuese qe kompania ofron”

Kjo kohëzgjatje është e lejuar edhe me ligj kanë përfunduar zyrtarë të Cineplexx/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera