Lajme

Vizita tek Liqeni i Ujmanit, Pacolli: S’po bëjmë filma, na pëlqen ta vizitojmë

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 29 July 2024

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosjes [VV], Fitore Pacolli rreth vizitës së saj tek Liqeni i Ujmanit gjatë të dielës [dje] së bashku me Lulzim Jasharin, djalin e Adem Jasharit deklaroi se pozita “nuk po bën filma”. Por që situata ka ndryshuar rrënjësisht në veri të vendit dhe se si zonë po i pëlqen jashtëzakonisht shumë për të vizituar.

Ajo deklaroi se nuk është hera e parë që ka vizituar Liqenin e Ujmanit.

Pacolli në emisionin “Five” deklaroi se qytetarët e vendit e kanë si një mundësi për të shijuar verën tek Ujmani.

-Advertisement-

“Jo nuk po bëjmë filma. Në very të Kosovës ka ndryshuar situate rrënjësisht që nga marrja nën kontroll e asaj pjese nga Kosova dhe Policia. Qytetarët e Kosovës e kanë një mundësi më tepër, që të shkojnë dhe të shijojn verën në Ujmanin. Para disa muajsh, për here të pare kur kam shkuar me biçikleta në Ujman dhe jam mahnit me bukuritë e tij. Jam duke shkuar pak më shpesh dhe po më pëlqen si zone dhe tashmë kemi mundësi për të shkuar për të vizituar”, vijoi ajo.

Pacolli deklaroi edhe për vizitat e saja herë pas here në komunat veriore të vendit.

“Ne jemi përfaqësues të qytetarëve të Kosovës dhe vizitojmë vende të ndryshme, përfshirë edhe Liqenin e Ujmanit, që të shohim nga afër vendin dhe qytetarët si dhe kërkesat e tyre. Më herët kam vizituar kryetarin e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, si dhe personat që punojnë në komunë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera