Lajme

Vizita e Shefit të CIA-së, Haliti: Takim i rëndësishëm me Kurtin, edhe për ta kthjellur atë

Autori: Gazeta inFokus 19:42 | 25 August 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, vizitën e shefit të CIA-s, William Burns, e sheh si vizitë “në vendet problematike” të rajonit si Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Kosova.

Sa i përket takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Haliti e quan “të rëndësishën” teksa vlerëson se shërbeu edhe “për ta kthjellur politikisht”.

“Për mua , ka qenë e pritshme që të takohet me Kryeministrin. Drejtori i CIA ka ardhur për t’i takuar tri vendet problematike të Ballkanit, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën. Ka takuar udhëheqësit politik, ekzekutiv dhe ligjzbatues”, tha ai për gazetën ”Blic”.

-Advertisement-

”Mendoj që takimet duhet të kenë qenë të frytëshme dhe mesazhi qortues për të gjithë duhet të ketë qenë: në Bosnje Hercegovinë, duhet ta zbatoni “Marrëveshjen e Dejtonit, Serbisë e Kosovës: Zbatoni marrëveshjet e nënshkruara, dhe normalisht edhe çështje tjera që kanë të bëjnë në raportet mes SHBA-ve dhe vendeve përkatëse. Sa i përket takimit me Kurtin, mendoj që ka qenë tepër i rëndësishëm, veçanërisht sa i përket kthjellimit politik të qeverisë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera