Lajme

Vizita e Peach: Mirëpritet ulja e tensioneve në veri, përmendet puna drejt marrëveshjes finale

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 05 January 2023

I Dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, ka qëndruar për vizitë në Kosovë ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Ambasada e Britanisë, ka njoftuar se Peach ka mirëpritur përpjekjet për uljen e tensioneve në pjesën veriore të vendit derisa ka inkurajuar që serbët të integrohen në institucionet e Kosovës.

“Është me rëndësi që të gjithë ndërprenë ciklin e krizave dhe retorikës së rrezikshme dhe punojnë bashkë drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Derisa për takimin me kryeministrin Kurti, qeveria ka njoftuar se me Peach është diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mundësitë e reja përgjatë vitit 2023.

“U diskutua edhe për sfidat me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor, rrezikun që paraqet për sigurinë dhe progresin ndikimi i Rusisë dhe rolin e rëndësishëm të NATO-s në parandalimin dhe sprapsjen e synimeve të Moskës për rajonin tonë. Kryeministri Kurti tha se në Kosovë ka progres demokratik, ligjor, ekonomik dhe social, që duhet të mbrohet, bashkë me partnerë dhe aleatë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera