Lajme

Vizita e Kofi Annan në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 18 August 2018
Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka vizituar Kosovën në muajin korrik të vitit 2015, ku kishte një takim me përfaqësuesit politik shqiptar dhe serb të Kosovës, si dhe me drejtuesit e KFOR-it.

Ai fillimisht është pritur në Aeroportin e Prishtinës, nga kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner, për të vazhduar në Prishtinë ku është pritur nga mijëra qytetarë. Në Kuvendin e Kosovës ka zhvilluar një takim të përbashkët me Ibrahim Rugoven, Hashim Thaçin, përfaqësues serb dhe kishës katolike serbe, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe UNMIK-ut.

Annan ishte i pari afrikan i zi që mori detyrën e lartë, duke shërbyer nga viti 1997 deri në vitin 2006 në krye të organizatës ndërkombëtare më të rëndësishme në Glob, ku në dy mandate ushtroi detyrën si sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

-Advertisement-

Kofi Annan ishte në krye të Kombeve të Bashkuara në periudhën e luftës 1998-1999, kur komuniteti ndërkombëtar ndërhyri për t’i dhënë fund terrorit të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë.

Më 20 maj të vitit 1999 ai mbërriti në Kukës, ku vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë.

“Kam dëgjuar histori prekëse nga kosovarët që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe janë në ankth”, tha ai.

Ai megjithatë vlerësoi gjendjen e kampeve dhe mikpritjen, që u rezervua për kosovarët.

“Kjo tregon butësinë e shpirtit njerëzor,” deklaroi atëherë ai për mënyrën se si populli I Kukësit priti vëllezërit shqiptarë të Kosovës.

Në librin autobiografik “Një jetë në luftë dhe paqe,” të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, një vend ka zenë edhe lufta në Kosovë. Duke rikujtuar sulmin e Serbisë mbi Kosovën, Annan thotë se “fushata (serbe) para se gjithash kishte një qëllim: të largojë dhe të vrasë sa më shumë shqiptarë të Kosovës”.

Në librin autobiografik “Një jetë në luftë dhe paqe,” të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, një vend ka zenë edhe lufta në Kosovë.

Duke rikujtuar sulmin e Serbisë mbi Kosovën, Annan thotë se “fushata (serbe) para se gjithash kishte një qëllim: të largojë dhe të vrasë sa më shumë shqiptarë të Kosovës”.

Ish-shefi i OKB-së përmend pastaj fjalimet e tij të ndryshme para, gjatë dhe pas intervenimit të NATO-së duke e bërë të qartë se, ndonëse në një pozitë “neutrale” ai megjithatë mbështeste ndërhyrjen ushtarake dhe këtu bën një analogji me, siç thotë ai, “intervenimin e kirurgut për shpëtimin e jetës”.

Kofi Annan, ishte fituesit të Çmimit Nobel për Paqe për punën e tij humanitare, si dhe të dërguarit të posaçëm të KB për Siri, ku i priu përpjekjeve për një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Ai ka vdekur sot në moshën 80 vjeçare. Ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve.

.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera