Lajme

Vizat, pritja e dekadës

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 08 May 2019

Politikanët vendorë qe një dekadë kanë filluar t’u japin premtime qytetarëve të Kosovës për liberalizim të vizave me BE-në. Madje edhe me shampanjë disa herë është festuar “heqja” e vizave. Pavarësisht izolimit të gjatë nga BE-ja Kosova nesër e feston Ditën e Evropës.

Kosovarët nesër do ta festojnë Ditën e Evropës, ndonëse kjo ende ia kufizon lëvizjen e lirë në Zonën Schengen. Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka liberalizim të vizave me BE-në, përderisa shtetet fqinje qe një dekadë lëvizin pa viza.

Pikërisht kur shtetet e rajonit filluan të lëvizin pa viza, përkatësisht para një dekade, drejtuesit e institucioneve vendore filluan t’ua premtonin kosovarëve liberalizimin, shkruan më tutje “Zëri”.

-Advertisement-

Një premtim të tillë para më shumë se një viti kosovarëve ua kanë bërë edhe zyrtarët në Bruksel, të cilët e kushtëzonin heqjen e vizave me miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi. Demarkacioni u miratua në mars të vitit të kaluar, përderisa heqja e vizave nuk dihet se kur do të ndodhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera