Vizat, fondet e BE-së e SHBA-së, NATO e non-grata: Euronews raporton për sanksionet e mundshme ndaj Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 07 June 2023
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë duke konsideruar dy faza me masa ndaj Kosovës nëse nuk u bindet kërkesave të tyre për shtensionim të situatës në veri, përfshirë sanksione ndaj kryeministrit Albin Kurtit e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, sipas një dokumenti të brendshëm qeveritar amerikan, ka raportuar “Euronews Albania”.
Në këtë artikull thuhet se faza e parë e sanksioneve do të parashikonte ngrirjen e fondeve të BE-së, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, fondet e SHBA-së dhe projekte të tjera të financuara nga perëndimi.
Në fazën e dytë, aleatët e Kosovës do të merrnin një qëndrim pasiv ndaj fushatës së çnjohjes së Serbisë kundër Kosovës, riorganizimit të pranisë ushtarake ndërkombëtare dhe reduktimit serioz të kontingjentit amerikan dhe përjashtimit të Kosovës nga disa organizata ndërkombëtare.
Gjithashtu, sipas Euronews parashihen edhe sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të brendshëm Xhelal Sveçla, nëse situata përkeqësohet më tej. Kjo mund të përfshinte edhe shpalljen e të tyve “non-grata me justifikimin se përbëjnë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”
Euronews raporton se në dokumentin që citohet ta kenë parë thuhet se “komuniteti transatlantik ka një nevojë jetike për të mos lejuar një qendër krize prapa linjave të kontaktit me Rusinë. Me nisjen e planit franko-gjerman, ekzistonte bindja se do të lindnin probleme me palën serbe, pasi është palë kokëforë dhe jokonstruktive”.
Aty sipas Euronews thuhet se “askush nuk e priste që do të ishte qeveria e Kosovës ajo që me veprimet e veta do të nxiste pasigurisë dhe do të nxiste krizat dhe konfliktet”.
Euronews raporton se komunitetit ndërkombëtar i ka mbetur pak durim dhe kërkon “një përgjigje të qartë nga Qeveria e Kosovës. A është apo jo partner i komunitetit transatlantik?”.
Në dokumentin që i referohet Euronews citohet të thuhet se të jesh partner do të thotë përmbuehje pa kushtë të të gjitha detyrimeve dhe “dështimi për ta bërë këtë do të thotë pasoja”.
Euronews shkruan se krahas kritikave ndaj qeverisë aktuale, dokumenti kritikon opozitën në Kosovë dhe i akuzon se ata “nuk e kuptojnë thellësinë e seriozitetit të situatës dhe rrezikun real për Kosovën” dhe gjithashtu shtohet se opozita duhet të deklarohet nëse është pro përmbushjes së obligimeve në dialog ose jo.
“Fakti që opozita nuk e bën këtë gjeneron mosbesim dhe projekton oportunizëm”, citohet nga Euronews të thuhet në atë dokument.
Së fundmi, siç raporton Euronews, teksti thotë se “nëse Kosova dështon të përmbushë detyrimet e saj, rrezikon të ardhmen e saj”.
Euronews Albania ka pyetur Komisionin Evropian nëse ishin në dijeni të dokumentit dhe nëse ishin dakord për masa të tilla të mundshme.
Një zëdhënës iu përgjigj siç citohet nga Euronews.al: “Ne nuk komentojmë rrjedhjet e supozuara, dhe në veçanti jo për diçka që pretendon të jetë një dokument i supozuar i një vendi të tretë në lidhje me veprimet e supozuara të BE-së.”.
Të tjera
-
Edi Rama “takohet” me Ismail Qemalin! Publikon videon e krijuar nga inteligjenca artificiale
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të krijuar nga inteligjenca arti...
-
Së paku pesë persona të vrạrë në Cetinje të Malit të Zi pas rrahjes në një kafene – policia tregon emrin e të dyshuarit
Të paktën pesë persona janë vrarë sot në Cetinje të Malit të Zi, ndërsa polic...
-
Tahiri: Kurti bëri gabime nga mungesa e përvojës, Osmani ia përmendi pasi ndodhën
Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryemi...
-
Osmani, viktimạve të dhụnës në familje: S’jeni vetëm në këtë përballje
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dje e ka vizituar strehimoren e viktimave...
-
Ushtarët amerikanë patrullojnë në veri të Kosovës
Ushtarët amerikanë pranë Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it zhvilluan pa...
-
Nga sot, biletat ditore dhe mujoret do të pranohen edhe nga Trafiku Urban,edhe nga operatorët privatë
Të gjithë operatorët e transportit publik dhe privat në Komunën e Prishtinës,...
-
Kolonë në Merdarë, pritjet për dalje – 40 minuta
Pritjet për t’u larguar nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdarë, po zgjas...
-
Deri në 40 minuta pritjet për dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
Deri në 40 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare te Dh...
-
Osmani uron Poloninë për drejtimin e Presidencës së BE-së: Duam heqjen e masave ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë që nga sot më 1 janar ka marrë d...
-
Kurti mirëpret qytetarët e Bosnjës, vizitorët e parë pa viza në Kosovë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka pritur delegacionin e qytetarëve bo...
-
FBI tani po heton tragjedinë e New Orleans “si një akt terrọrizmi”
FBI po heton incidentin vdekjeprurës në New Orleans si një “akt terrorist...
-
Prishtina e pesta në botë për ajrin më të ndotur
Prishtina sot është ndër qytetet me ajrin më të papastër në botë. Kjo sipa...