Vizat e punës: Gjermania në disfavor me vendet e tjera
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/02/640-0-dsvcxvxjpg-1675623551.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
08:06 | 06 February 2023
Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles shpreh dyshime për suksesin e ligjeve gjermane të imigrimit. Kohët e gjata të pritjes për vizë në konsullata krijojnë disavantazhe kundrejt vendeve të tjera.
Për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë, drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles dyshon në suksesin e ligjeve për imigrimin. Nahles tha për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, se “nuk është e bindur, që me këto propozime mund të arrihet numri i duhur i fuqisë punëtore”. Socialdemokratja theksoi, se ka ende shumë pika të vështira për t’u kaluar. Problem përbën edhe mungesa e personelit në zyrat e të huajve në komunat gjermane.
Për shkak të ndryshimit demografik, Gjermanisë i mungojnë qindra mijëra punëtorë, sipas mendimit të ekspertëve. Që tani ka ngushtica të mëdha në sektorin e edukatoreve dhe punonjësve socialë, por edhe në kujdesin shëndetësor. Sipas të dhënave të Institutit për Studimet e Tregut të Punës dhe Profesionit, nevojiten rreth 400.000 forca pune në vit për të përmbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës.
Kritika konsullatave gjermane
Nahles ka kritikuar konsullatat gjermane për pritjet disa mujore të emigrantëve potencialë për punë. “Ky është një diavantazh i ndjeshëm konkurrence kundrejt vendeve të tjera, në një kohë që ne me gjuhën tonë të komplikuar, jemi gjithsesi në disavantazh me vendet e botës anglishtfolëse.” Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës propozon që për të përshpejtuar procedurat tek përfaqësitë jashtë të sqarohen vetëm çështjet që lidhen me sigurinë. Sipas Nahles “forcat e punës mund të vijnë në Gjermani dhe çështjet e tjera ligjore të sqarohen këtu.”
Duke iu referuar zyrave për të huajt, Nahles mori si shembull disa lande si Bavaria apo landi Saar që kanë krijuar pika qendrore të landit për punëtorët e huaj. “Këto rrugë mund t’i përshkojnë edhe lande të tjera.”. Përveç kësaj Gjermania duhet të bëjë publicitet në mënyrë aktive jashtë vendit. Kjo nuk është detyrë e Agjencisë Federale të Punës, tha Nahles, për këtë as nuk kemi personel. Kabineti qeveritar gjerman miratoi në fund të nëntorit projektdraftin për ligjin e imigrimit të fuqisë punëtore. Ai parashikon ndër të tjera “kartën e shanseve”, me të cilat mund të udhëtojë në Gjermani fuqi punëtore putenciale, pa paraqitur një kontratë pune nga jashtë. Përtej kësaj do të ulen kriteret për lartësinë e rrogës dhe do të lehtësohet njohja e kualifikimeve të huaja.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/02/shkolla-finlandeze-impact-780x4391-1.jpg)
Të tjera
-
E dhimbshme, ndahet nga jeta në moshë të re zyrtarja ligjore e Gjykatës në Deçan
Ka vdekur sot në moshë të re Rinora Qorraj, e cila ishte zyrtare ligjore në G...
-
900 milionë eurot e kushtëzuara të BE’së për Kosovën, Lajçak e përmend edhe një herë Planin e Rritjes
Emisari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka shkruar një cicërimë...
-
Aksident në Prishtinë, në vendngjarje edhe autoambulanca
Një aksident ka ndodhur në orët e mbremjës në lagjen “Dardania” në Prishtinë....
-
Maqedonci e jep një informacion për grupin terrorist të Radojiçiq – nuk është lajm i mirë për Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se grupi terrorist i Millan Rad...
-
Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës
Sot në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptur...
-
Kurti deklarohet për takimin me Arbel, përmend mundësitë e panumërta për bizneset izraelite në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Brendshëm të ...
-
Ministri izraelit: Marrëveshja për heqjen e vizave, dëshmi e mëtejshme e forcimit të lidhjeve mes Izraelit dhe Kosovës
Moshe Arbel, ministri i Punëve të Brendshme të shtetit të Izraelit, ka thënë ...
-
Deputetja e VV-së i kërkon ShBA-së e BE-së të jenë më të arsyeshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar raportin li...
-
Lajçaku për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas ...
-
Miroslav Lajçak hyn në objektin e Qeverisë, do të takohet me Besnik Bislimin
Emisari i Posaçëm i Bsahkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...