Ekonomi

Vitin tjetër më pak para nga BE

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 25 May 2018

Kosova së bashku me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të marrin më pak para nga Bashkimi Evropian vitin e ardhshëm, në krahasim me vitin aktual.

Në projekt-buxhetin e Bashkimit Evropian të prezantuar zyrtarisht nga Komisioni Europian parashikohet që fondet për mbështetjen direkt të këtyre vendeve të zbresin në 495 milionë euro vitin e ardhshëm, nga rreth 506 milionë euro për vitin aktual.

Ndërkohë, për vitin 2020 projektohet që fondet të ngjiten në 508 milionë euro. Këto fonde do të shpërndahen në formën e fondeve IPA.

-Advertisement-

Ndërkohë, vetëm pak kohë më parë, në projekt-buxhetin afat-gjatë të Bashkimit Europian, u propozua një rritje e ndjeshme e fondeve IPA për rajonin gjatë periudhës 2021-2027, në masën 23.9%. Ndërkohë, sa i përket vitin të ardhshëm, Komisioni Evropian thotë se në total, fondet për zgjerimin do të rriten, nga 1.8 miliardë euro aktualisht, në rreth 2.3 miliardë euro, ndërkohë që për 2020 do të bien në 1.4 miliardë euro.

Pjesa dërrmuese e këtyre parave, thuajse gjysma shkojnë për Turqinë, një tjetër vend kandidat për t`iu bashkuar unionit por që për arsye të ndryshme trajtohet ndryshe nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera