Vitia: Zhvillimi i infermierisë përmes edukimit është i domosdoshëm
Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 12 May 2023
Ministria e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka promovuar Manualin e Procedurave Standarde të Infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Kjo është bërë në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, me moton “Infermieria jonë, e ardhmja jonë”.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë manuali është i obligueshëm për zbatim dhe si i tillë ndikon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të infermierisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
“Manuali do të ndikoj në përmirësimin e rezultateve, cilësisë, racionalitetin edhe efektivitetin e infermierisë në nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Kosovë. Roli i infermierisë është shumë i rëndësishëm në sistemin e kujdesit shëndetësor prandaj zhvillimi i infermierisë përmes edukimit të vazhdueshëm dhe rritjes së numrit të infermierëve me arsim të lartë universitar në vendin tonë është i domosdoshëm“, ka thënë ai.
E nënkryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Xhemajl Dugolli ka thënë se manuali do të ndikojë në zhvillimin e komunitetit infermieror dhe në shërbime cilësore shëndetësore.
“Sot shënohet kjo ditë në gjithë botën dhe jam i nderuar që jam mesin tuaj uroj dhe shpresoj që së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë e këto aktivitete si ky i sotit, dhe këto manuale që po zhvillohen për të mirën e komunitetit tonë të jenë të vazhdueshme në të mirë të ofrimit të kujdesit për qytetarët tanë, për shërbime sa më cilësore”, tha ai.
Për shkak të pagave jo të mira dhe kushteve të punës në institucionet publike shëndetësore, ka ikje të madhe të infermierëve të cilët po e vazhdojnë ta ushtrojnë këtë profesion jashtë vendit./KP/
Të tjera
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...