Lajme

Vitia njofton që ka nisur investimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë: Mbi 750 mijë euro është vlera

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 01 December 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se tashmë ka nisur investimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe vlera e investimit në infrastrukturë dhe në pajisje të reja është mbi 750 mijë euro.

Në këtë shumë përfshihet sporteli rinovohet e riorganizohet, dhomat e kujdesit intensiv zgjerohen e riorganizohen, do të rinovohen sallat operative, ndërsa për stafin, arkivat, depo të barnatores dhe depo të materialit kirurgjik hapësira të reja.

“Koha e marrjes së shërbimit: Kohën e pritjes së pacientëve nga 1 vit e kemi ulur në 2 muaj. Ndërsa pas investimit, nga mesi i 2024 nuk do të ketë listë të pritjes”, ka shkruar ministri Arben Vitia.

-Advertisement-

Vitia ka njoftuar se me dyfishimin e numrit të shtretërve rritet në 400 numri i pacientëve që mund të marrin shërbime nga 300 sa ishte.

Ai ka theksuar se investimi përfshin masat për zvogëlimin e infeksioneve intraspitalore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera