Vitia: Një ilaç që shitet 2.50 euro në vendet e tjera të Ballkanit, te ne shitet 7.50 Euro

Autori: Gazeta inFokus
23:40 | 26 January 2023
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për projektligjin, i cili synon që të rregullojë çmimin e barnave në treg.
Ai tha se përmes ligjit synohet që çmimi i barnave të jetë uniformë në të gjitha barnatoret në vend.
Vitia, i cili u riemërua ministër i Shëndetësisë në dhjetor të vitit të shkuar, tha se në muajin shkurt pritet që projektligji të dorëzohet në Qeveri për miratim.
“Sa kam qenë në opozitë, pata thënë se kjo punë nuk rregullohet me Udhëzim Administrativ, kjo punë duhet të rregullohet vetëm me ligj, dhe ky ligj ka përfunduar tanimë të gjitha procedurat është katalizuar në dy javët e fundit. Sot ka dalë në diskutim publik dhe ky projektligj për çmimin e barnave do të dërgohet maksimumi në muajin e ardhshëm në Qeveri”, tha ministri i Shëndetësisë në ATV.
“Përmes këtij ligji synohet të ketë çmim më të ulët të barnave se i tanishmi. Kemi paradoksin, për shembull bari që kushton 2.50 euro në Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Shqipëri tek ne shitet 7.5 euro. Kjo është një tmerr të cilin qytetarët tonë e përjetojnë çdo ditë duke u prekur në gjepin e tyre. Dhe ky ligj do të ndikoj drejtpërdrejt në gjepin e qytetarëve”, u shpreh ai.

Të tjera
-
Hoxhaj: Kur Kurti tha se ka Asociacion vërtetoi mashtrimin që e ka bërë në 13 vitet e fundit
Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj ka komentuar deklaratën e djeshme të kryemini...
-
Sllovakia ia dërgon Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29
Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga ...
-
Ambasadori amerikan në BE: E rëndësishme që Kosova ta zbatojë propozimin evropian
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bashkimin Evropian, Mark Gi...
-
Ambasadori Hill: Po bisedohet për një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit, për të sqaruar disa gjëra
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i komunave...
-
Hoti: Koalicioni Kurti-Osmani i mashtroi njerëzit, duhet të dalin edhe njëherë para qytetarëve
Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti thotë se qytetarët e Kosovës janë mashtruar ...
-
Abdixhiku, Kurtit: LDK është lumë vet dhe i fuqishëm
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar kryem...
-
Kuçi: Me protestë e kërkojmë dorëheqjen e Kurtit
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Ke...
-
Paçarizi: Serbët dolën nga institucionet sepse Kurti donte të bënte filma me targa
Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka folur për situatën që është krijuar me...
-
Abdixhiku: Nuk e kam pritur që vjen dita të bëhen bashkë kundër meje e LDK-së Skender Hyseni dhe Albin Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur ish-zyrtarit të LDK-së,...
-
Gashi, Kurtit: Keni shkelur Zajednicën për të ndërtuar autonomi territoriale
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së e mori fjalën në seancën plenare të Kuve...
-
Raci: Nuk duhet që Kuvendi i Kosovës të bëhet si Kuvendi i Shqipërisë
Analisti politik, Gazmir Raci, deklaroi se nuk do që Kuvendi i Kosovës të bëh...
-
Kthimi kah Kibla, zhegrasit u falën gabim me dekada
Banorët e Zhegrës së Gjilanit, për disa dekada kur u falën nuk u kthyen kah k...