Vitia: MSH do shtojë investimet për të ngritur cilësinë e shërbimeve për qytetarët
Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 22 February 2023
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar sot Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe Urologjisë, ku gjatë takimeve me udhëheqësit e tyre, temë diskutimi ishte rritja e kapaciteteve shëndetësore dhe përmirësimi i shërbimeve.
Ministri pasi dëgjoi udhëheqësit e klinikave përkatëse lidhur me raportin e punës, kërkoi nga ata që në mënyrë të përbashkët të angazhohemi në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit në shërbime shëndetësore.
“Në këtë takim u tha se trajtimi dhe shërbimet sa më të mira për qytetarët duhet të jenë synimi i përbashkët, andaj, siç tha Ministri Vitia, duhet të rritet insistimi që të shtohen kërkesat në mënyrë që të ofrohen shërbime sa më cilësore. Ministri Vitia tha se duhet adresuar të gjitha mangësitë identifikuara”.
Vitia tha se synimi i përbashkët është që të trajnohen specialistët, si dhe të shtohet numri i intervenimeve operative.
“Do të bëhen investime në infrastrukturë, ku përveç filtrit të sallave duhet të ofrohen kushte dinjitoze për stafin dhe pacientët. Tashmë e kam nënshkruar një dokument në vlerë prej 41 milionë eurove që do të jenë në shërbim të infrasktrurës dhe avancimit të kushteve të punës”, deklaroi ai gjatë takimit.
“Na duhet raport i shfrytëzimit racional të resurseve humane. Çdo kërkesë duhet të ketë një arsyetim, ngaqë na duhet analizë e situatës në raport me kërkesat për infrastrukturë, pajisje dhe staf shtesë. Gjë që e kam kërkuar si raport edhe nga Bordi dhe udhëheqësja e SHSKUK-së. Mistria e Shëndetësisë do të shtojë investimet me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve për qytetarët”.
“Rekrutimet e profesionistëve shëndetësorë që janë në procedurë do të plotësojnë nevojat dhe kërkesat e Klinikave në QKUK me qëllim të realizimit të objektivit për ta rritur performancën dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore”, përfundoi fjalën e tij Ministri Vitia.
Nga ana e tyre, udhëheqësit e klinikave e falënderuan ministrin Vitia për përkushtimin që bashkërisht të përmirësohen shërbimet shëndetësore në klinikat përkatëse.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre t...
-
Shqipëri: Çmimet e banesave do shtrenjtohen, pritet rritje deri në 15%
Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vjetët e ardhshëm. Projeksi...
-
Bazuar në ligj, puna e Kuvendit mbyllet një ditë para fushatës
Kuvendi, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, thuajse e ka përfunduar ...
-
Vlora Çitaku sfidon VV-në: Mund të ikni nga debatet por jo nga 9 shkurti
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka ...
-
Rukiqi: Po harrojmë se Kosova është nën sanksione, shumë projekte janë peng i tyre
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar qasjen ...
-
20 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova
Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin ...
-
KQZ nesër miraton fletëvotimin, të enjten nisë votimi jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë...
-
Dakaj: Kurti në dy intervistat e fundit, reflektoi frikë dhe panik në këto zgjedhje, ka frikë prej mediave e ndërkombëtarëve
Gazetari Shkelzen Dakaj, ka potencuar se kryeministri Albin Kurti po frikohet...
-
Viti 2025, vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Tha...
-
Shala thotë se Kurti po manipulon për të hyrat e “Ibër-Lepencit”: Veprimet dhe korrupsioni i kësaj qeverie duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, deklaroi s...
-
Biznesmeni kosovar mezi mbanë lotët, pasi tregon historinë e tij rrëqethëse “Ai malli për nanen e baben, nuk edi…”
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga radhët e...
-
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit vizitë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi – DASH jep detaje mbi temat që do të diskutojë
Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....