Lajme

Vitia ia huq postin Gërvallës, e quan ministre të Punëve të Brendshme

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 28 October 2021

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ia ka huqur postin ministres Donika Gërvalla në një postim në Facebook. Vitia e ka quajtur ministre të Punëve të Brendshme Gërvallën, duke e përmirësuar më pas postimin raporton Gazeta Express.

Ai së bashku me kryeministrin Kurti dhe ministren Gërvalla kanë vizituar muzeun “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”.

-Advertisement-

Vitia ka thënë se Prishtina ka nevojë për më shumë muze.

“Historia jonë e re dhe ajo më e hershme janë pasuria jonë kolektive që duhet në vazhdimësi të studiohet, dokumentohet e kujtohet. Prishtina ka nevojë për më shumë muze. Brenda mandatit tonë do të hapet edhe muzeu i qytetit me departamentet e saj për hulumtimin dhe promovimin e historisë së qytetit”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera