Viti 2024 Kosovën e gjen pa mina
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2019/04/unnamed-2019-04-04T190906.062.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
19:10 | 04 April 2019
Kosova deri në vitin 2024 do të jetë e pastruar nga minat dhe mjetet shpërthyese që kanë mbetur që prej përfundimit të luftës së fundit.
Kështu u tha me rastin e publikimit të Planit Strategjik të Deminmit të Ministrisë së Mbrojtjes për 2019-2024, në Ditën ndërkombëtare që i kushtohet kësaj çështje. Ndërsa u bë e ditur se prej vitit 1999 janë pastruar mbi 52 milionë metra katrorë nga minat në gjithë territorin e Kosovës.
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku u shpreh se çështja e deminimit është shumë e rëndësishme dhe se ky projekt në bashkëpunim me Qendrën e Deminimit në Gjenevë përmes planit strategjik deri në vitin 2024 do t’i largojnë gjitha minat në Kosovë.
“Deri më tani janë pastruar 52 milionë metra katrorë janë pastruar nga minat, apo mjetet e pashpërthyera, 89 mijë e 804 mina janë larguar apo asgjësuar. Secila prej tyre ka mundur të jetë fatale, për ne apo për më shumë qytetarë. Dhe kjo vetvetiu flet se sa jetë janë shpëtuar, apo kursyer. Fatkeqësisht kjo nuk ndodh vetëm te ne, fushat e minuara janë pasojë e çdo konflikti të armatosur. Ne iu kemi qasur kësaj çështje me seriozitetin më të madh, kjo ka marrë kohë dhe do të merr kohë. Për arsye e kemi hartuar këtë plan strategjik, i cili na siguron neve dhe qytetarëve të Kosovës, që deri në vitin 2024 këto 98 fusha që janë të ditura do të pastrohen nga minat”, tha zëvendësministri Çeku.
Shefi i Qendrës për Deminim, Ahmet Sallova e paraqiti planin strategjik për eliminimin e minave dhe mjeteve tjera shpërthyese, i cili do të përfundojë deri në vitin 2024. Mes tjerash, ai bëri të ditur se prej vitin 1999 janë pastruar 52 milionë metra katrorë nga minat.
“Qendra Koordinuese për Deminim parashikon që me ndihmën e donatorëve, pastrimi i gjitha zonave të minuara dhe të afektuara prej bombave kasetore të përfundoj deri në vitin 2024. Prej fillimit të operacionit të dominimit, pra që nga vitin 1999 janë pastruar mbi 52 milionë metra katrorë dhe afër 90 mina dhe mjete tjera janë gjetur dhe eliminuar”, tha ai.
Nga Qendra Kombëtare për Deminim në Gjeneva, Asa Massleberg tha se procesi i planifikimit strategjik 2019-2024 mundëson një lehtësim të operacioneve që Kosova t’i arrijë caqet e pastrimit nga minat dhe mjetet tjera shpërthyese.
“Duke iu falënderuar ushtrimeve për analizë të kontekstit dhe diskutimeve mjaft konstruktive dhe të shëndosha në mesin e akterëve kryesorë. Strategjia e Kosovës adreson sfidat, njëkohësisht dhe rreziqet duke paraqitur zgjidhjen konkrete dhe pragmatike se si këto të fundit të adresohen. Më tej strategjia është në përputhje me standardet e veprimit ndërkombëtar të minave më të fundit. Pritet që kjo strategji të mundësojë dhe të lehtësojë një pastrim dhe hulumtim më të qartë, dhe më efekt të operacioneve të pastrimit, dhe se me këtë do t’i mundësojë Kosovës t’i arrijë caqet e pastrimit”, tha ajo.
Ndryshe prej përfundimit të luftës, 117 persona kanë vdekur, pikërisht për shkak të shpërthimit të minave dhe mjeteve tjera shpërthyese në Kosovë.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Foto-Lajmi.jpg)
Të tjera
-
Ku mbeti premtimi për Policinë e Kosovës? S’ka sigurime për mbrojtësit e sigurisë së vendit
Edhe pas njëzet e gjashtë viteve nga themelimi i Policisë së Kosovës, pjesëta...
-
Ndihmës sekretari i OKB-së: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, të ndërtohet besim reciprok mes komuniteteve
Ndihmës sekretari i Përgjithshëm Evropë në Kombet e Bshkuara, Miroslav Jenca,...
-
Përfundon testimi i maturantëve, MASHT del me njoftim për datën e publikimit të rezultateve
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë përmes një postimi në facebook ka...
-
Deputeti i VV-së: Në këtë kohë të turbullt politikisht, nga BE-ja mund të presim çdo gjë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshica ka komentuar masat e BE-së...
-
Me flamurin kuq e zi e atë të Kosovës mbi arkivol, në Kalbari i jepet lamtumira e fundit At Antonio Belushit
Sot në varrezat e Kalabrisë në Itali i është dhënë lamtumira e fundit at Anto...
-
Masa të menjëherëshme pas përmbytjeve masive
Reshjet e vazhdueshme kanë goditur shumë nga rajonet jugore të Kinës këtë ver...
-
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
Masat ajrore shumë të nxehta që po mbretërojnë në territoret tona dhe stuhitë...
-
Gjykata Themelore lë në paraburgim për një muaj dy të dyshuarit për fajde dhe detyrim
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur në çështjen ...
-
ZKA: Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore të kontraktuara nga institucionet në disa raste joefikas e jotransparent
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të perform...
-
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Klinës, Prenk Gjetaj
Ka vdekur ish-kryetari i komunës së Klinës, Prenk Gjetaj. Ai ishte po asht...
-
Gjermani, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë/ Çfarë duhet bërë?
Në shumicën e landeve gjermane, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë. ...
-
Çka thuhet në kërkesën për paraburgim ndaj katër të dyshuarve për fajde, detyrim dhe rrëmbim
Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar masën e caktimit të paraburgimit ndaj...