Lajme

Visar Ymeri tregon a do bënte PSD-ja, koalicion me PDK-në

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 23 October 2018

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka folur për raportet e partisë së tij me subjektet e tjera politike në vend.

I pyetur në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se a mund të ndodhë lidhja e një koalicioni mes PSD’së dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Ymeri është përgjigjur negativisht.

“Me PDK’në s’bëjmë koalicion”, është shprehur ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

“Konsiderojmë se me gjerësinë e kapjes së shtetit, që e ka dizajnuar vetë, është dëmi më i madh që po i ndodh Republikës”, ka deklaruar Ymeri.

PDK duhet të shkojë në opozitë sa më parë, ka theksuar Ymeri në T7.

“Pastaj mund të flasim për një demokraci të mirëfilltë”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera