Vinicius shpërthen në lot: Po më ikën dëshira për të luajtur futboll
Autori: Gazeta inFokus
10:29 | 26 March 2024
Në prag të miqësores mes Spanjës dhe Brazilit, Vinicius ka dalë në konferencën për shtyp, ku edhe është përlotur teksa është pyetur në lidhje me çështjen e racizmit.
Braziliani i Realit të Madridit është bërë shpesh pre e koreve raciste në stadiumet spanjolle, teksa mes lotësh ka thënë se ajo që “e vret” më shumë në këtë histori, është mungesa e ndëshkimit nga ana e autoriteteve sportive.
“Është diçka trishtuese, që ndodh çdo ditë, në çdo ndeshje dhe në çdo stadium. Është diçka që po ndodh jo vetëm në Spanjë, por edhe në vende të tjera dhe unë jam i vendosur për të luftuar ndaj këtij fenomeni deri në fund. Ajo që më shqetëson më shumë është mungesa e sanksioneve, qoftë nga autoritetet sportive, qoftë nga ato shtetërore”, u shpreh Vinicius.
Sulmuesi brazilian është ndalur të flasë edhe për progresin e tij në aspektin sportive, teksa ka evidentuar rritjen që ka pasur gjatë viteve të fundit te Reali i Madridit.
“Unë jam vetëm 23 vjeç dhe punoj shumë për t’u përmirësuar. Sigurisht që ka ende shumë vend për t’u rritur e përmirësuar, por po punoj bashkë me skuadrën. Te Reali kam mësuar shumë dhe e di që kam ende për të mësuar. Megjithatë në kushtet e racizmit të theksuar, të ikën dëshira për të luajtur”, theksoi Vinicius.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...



































