Sport

Viktor Kuka flet pas lajmit se ai dhe pesë futbollistë tjerë janë suspenduar nga Klodian Duro

Autori: Erion Maliqaj 22:48 | 19 November 2020

Klubi i Feronikelit po kalon në një periudhë mjaftë të vështirë javëve të fundit, shkruan Gazeta inFokus.

Përveç krizës së rezultateve në kampionat, ‘industrialistët’ po përballen edhe me probleme tjera brenda klubit.

Gjatë mbrëmjes së të enjtes ‘Zëri info’ raportoi se trajneri i Niklit, Klodian Duro, i ka suspenduar 6-të futbollistë.

-Advertisement-

Alban Pnishi, Viktor Kuka, Argjend Bardhi, Ard Qorri, Santos dhe Ozbej Kuhar janë lojtarët në të cilët nuk llogaritë më trajneri nga Shqipëria sipas burimit të gazetës në fjalë.

Ata tashmë po stërvitin të ndarë nga ekipa e parë dhe nuk dihet se si do të vijojnë gjerat ditëve në vazhdim.

Lidhur më këtë lajm Gazeta inFokus ka kontaktuar me mbrojtësin e Feronikelit, Viktor Kuka, i cili ka thënë se është pjesë e Niklit deri në qershor dhe se suspendimi është çështje e brendshme e klubit.

“Unë veç muj me thënë se jam pjesë e Feronikelit, ato janë çështje te brendshme të klubit dhe unë kam kontratë valide deri në qershor”, tha Kuka për Gazetën inFokus.

Feronikeli pas 12-të xhirove të zhvilluara gjendet në pozitën e tetë me 12-të pikë të grumbulluara.

Ndeshjen e radhës Nikli e luan të shtunën ndaj Arbërisë në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera