Lajme

Viktor Buzhala tregon se sa do të paguajnë konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh në muaj

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 18 January 2022

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se 69 përqind e konsumatorëve nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën 600 kWh.

Ai gjithashtu tha se edhe ata që e kalojnë, për 600 kËh të parë paguajnë më lirë.

Ndërkaq, Buzhala tha se gati 80 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë shifrën e 600 kWh gjatë muajve të verës.

-Advertisement-

“Janë 69 për qind e konsumatorëve që nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kWh. Gati 80 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë shifër gjatë muajve të verës. Ndërsa, edhe ata që e kalojnë për 600 kWh të parë paguajnë më lirë, pra njëjtë për këtë pjesë shpenzimit”, ka shkruar Buzhala.

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar sot se ka zotuar 75 milionë euro për subvencionomin e energjisë për qytetarët dhe bizneset.

Sipas Ministrisë, subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kËh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë.

Sipas ZRRE-së, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj dhe ata që shpenzojnë edhe më shumë se kaq, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.

Në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh. Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera