Lajme

Viktima e tretë sot, një grua nga Drenasi vdes nga koronavirusi në Infektivë

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 06 July 2020

Rëndohet gjendja në Kosovë, një grua nga Drenasi vdes nga COVID-19.

Gjendja në Kosovë po shkon duke u rënduar. Derisa kryetari i Komunës së Drenasit, sapo dha lajmin përmes FB se një grua ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Ky është postimi i plotë:

-Advertisement-

Qytetarë të nderuar të Drenasit,

Në javët e fundit, për fat të keq, janë rritur rastet e qytetarëve të prekur me COVID-19 në komunën tonë. Kjo na obligon të shtojmë përgjegjësinë dhe të kujdesemi edhe më shumë për shëndetin.

Për të gjitha këto raste të konfirmuara me virus nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që ta parandalojmë përhapjen e infeksionit.

Gjatë gjithë kohës, bashkë me akterët tjerë, jemi angazhuar që të sigurojmë zbatimin e masave dhe rekomandimeve të IKSHP-së, por duhet edhe bashkëpunimi i madh qytetar që ta ruajmë shëndetin e familjes dhe shoqërisë, pasi virusi po merr edhe jetë njerëzish.

Me pikëllim kam marrë lajmin për vdekjen e veteranes së arsimit, mësueses nga Drenasi, Hajrie Rrecaj e cila vitet e fundit mësimdhënien e ushtronte në Prishtinë. Sinqerisht ndjejmë keqardhje dhe i bashkohemi dhimbjes së Familjes së saj.

Sot, gjithashtu kemi ftuar mbledhje të Shtabit Lokal Emergjent dhe Qendrës Operative Emergjente, ku jemi njoftuar me situatën aktuale shëndetësore dhe veprimeve që duhet ndërmarrë pas vendimeve të reja të instancave madhore shëndetësore.

Të gjitha masat që do t’i ndërmarrim, janë në funksion të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve tanë dhe duhet të zbatohen.

Kujdesi higjienik, distanca dhe maskat mbeten format më të efektshme se si të parandalojmë përhapjen e virusit.

Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së.

Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik.

Maskat#Distanca#Shëndeti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera