Lajme

Viktima dhe shkatërrime nga stuhitë e fuqishme në ShBA

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 01 April 2023

Stuhitë e forta plagosën dhjetra persona, lane të bllokuar dhjetra banorë në shtëpitë e tyre dhe shkatërruan biznese dhe ndërtesa.

Viktima u shënuan në shtetet e Arkansasit, Alabamës, Illinoit dhe Indianës.

Në disa qytetete, autoritetet kanë bërë thirrje për evakuimin e banorëve.

-Advertisement-

Rreth 90 mijë abonentë u përballën me mungesë të energjisë elektrike në shtetin e Arkansasit ndërsa ndërepreje pati edhe në të paktën 5 shtete të tjera.

Sipas meteorologëve moti pritet të përkeqësohet gjatë ditës së sotme.

Javën e kaluar, si pasojë e motit të keq, 26 persona humbën jetën dhe mbi 400 shtëpi u shkatërruan në shtetin Misisipi./VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera