Lajme

Vijon skandali në Parlamentin Europian, prokurorët belgë akuza ndaj një tjetër eurodeputeti për korrupsion

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 12 February 2023

Prokurorët belgë kanë ngritur akuza ndaj një eurodeputeti tjetër të, Marc Tarabella, për korrupsion në një skandal që ka tronditur Parlamentin Evropian, njofton e përditshmja belge Le Soir.

Zoti Tarabella, një socialist belg, u arrestua të premten. Le Soir citon prokurorët të thonë se ai u akuzua për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Avokati i zotit Tarabella, Maxime Toller, tha se gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet belge, klienti i tij mohoi të ketë kryer shkelje.

-Advertisement-

Skandali i ashtuquajtur Katargate filloi dhjetorin e kaluar kur autoritetet akuzuan katër persona të lidhur me Parlamentin Evropian – që e ka selinë në Bruksel – se kanë marrë para dhe dhurata në këmbim të favorizimit të Katarit, vendi organizator i Kampionatit Botëror të Futbollit./VOA

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera