Sport

Vijon mallkimi për Harry Kane, Southgate dihet “i shkatërruar”

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 15 July 2024

Një tjetër finale e humbur, një mallkim që vazhdon. Harry Kane edhe një herë iu afrua ngritjes së trofeut të parë të karrierës së tij, por kapiteni i Anglisë (i zëvendësuar pas një ore) e pa ëndrrën të shuhej pas katër minutash shtesë. Ishte Spanja ajo që festoi në Euro 2024:

“Një disfatë vërtet e vështirë për të pranuar, pasi pësuam gol në fund. Ishte një ndeshje e vështirë, por bëmë mirë duke barazuar… më pas u befasuam nga një krosim dhe gjithçka mori fund”.

Ky ishte Europiani i dytë i humbur në finale për Kane dhe Anglinë:

-Advertisement-

“Një mundësi e humbur – pranoi kapiteni anglez – sepse nuk është kurrë e lehtë të luash në një finale. Mundësia duhet kapur kur të vjen dhe përsëri nuk ia dolëm. Do të jetë e dhimbshme për një kohë të gjatë. Ne donim të fitonim për Southgate, tani ai do të marrë kohë për të vendosur se çfarë dëshiron të bëjë.”

Dhe pikërisht trajneri Gareth Southgate nuk dëshiron të flasë për të ardhmen në një moment të dhimbshëm si ky.

“E ardhmja? Nuk mendoj se është koha e duhur për të marrë një vendim si ky. Më duhet të flas me njerëzit e duhur. Nuk është tani momenti.”

Duke komentuar humbjen, trajneri i Anglisë tha se “është pa dyshim një disavantazh të kesh një ditë më pak për t’u përgatitur. Por ne ishim ende në lojë për 80 minuta. Do të duhet pak kohë për ta pranuar këtë humbje”.

Por Southgatë tregohet “fisnik” kur e pranon se Spanja ishte pa dyshim skuadra që e meritoi trofeun.

“Unë mendoj se Spanja ishte skuadra më e mirë në turne. Ne nuk e mbajtëm topin mjaft mirë, por qëndruam në garë deri në dhjetë minutat e fundit. Jam i shkatërruar për të gjithë, me të vërtetë. Lojtarët ishin absolutisht të jashtëzakonshëm, jam shumë krenar për atë që bënë”, përfundoi trajneri anglez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera