Lajme

Vijojnë protestat përpara Kuvendit të Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 20:11 | 05 May 2017

Protesta e organizuar nga e ashtuquajtura shoqata “Për Maqedoni të përbashkët”, ka vazhduar edhe sot.

Marshi i tyre filloi nga qeveria dhe përfundoi para Kuvendit. Ata përsëritën se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për refuzimin e platformës së Tiranës dhe për zgjedhje të reja. Ndërkohë që paralajmëruan padi për të gjithë ata që votuan Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit.

Protestuesit gjithashtu kërkuan lirimin e të arrestuarve për dhunën në Kuvend nën pretekstin se ata janë të pafajshëm.  Edhe sot numri i protestuesve ishte dukshëm i ulët, derisa numri i forcave policore rreth Kuvendit dhe Qeverisë ka qenë shumë i lartë./Alsat-M/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera