Lajme

‘Vijat e kuqe’ dhe koalicionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 12 May 2017

Shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare ka vënë në lëvizje të gjitha partitë politike në Kosovë për krijimin e aleancave të reja. Tashmë janë tërhequr “vijat e kuqe”, kanë nisur negociatat konkrete e madje edhe janë lidhur koalicione paraprake.

Derisa dy partnerët e mëdhenj të koalicionit të deritanishëm kanë përjashtuar njëri-tjetrin nga një tjetër aleancë, ata sytë i kanë hedhur te partitë tjera opozitare, shkruan “Zëri”.

E interesim për to ka ngjallur edhe partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja, e cila nuk kishte arritur të futej në legjislaturën e fundit. Interesim për koalicion me AKR-në nuk kanë shprehur vetëm dy partitë e mëdha, por edhe ato më të voglat.

-Advertisement-

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën” kanë konfirmuar se tashmë janë në bisedime me zyrtarë të AKR-së. Kjo e fundit nuk ka mohuar “afrimet” me dy partitë opozitare, por ka konfirmuar edhe takime konkrete me LDK-në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera