Lajme

Vidhnin banesa në Pogradec dhe i shisnin sendet në Tiranë, pranga 2 të rinjve

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 28 June 2017

Dy shtetas janë arrestuar nga policia në Pogradec pasi akuzohen se kanë vjedhur dy banesa, sendet e të cilave më pas i kanë shitur në Tiranë.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë Andrea Olldashi, 30 vjeç si dhe Noldjan Çollaku, 25 vjeç, të dy banues në Pogradec. Ndërsa është bërë ehe shpallja në kërkim e shtetasit : Zh. S, 22 vjeç, banues në Tiranë.

Vjedhjet e dokumentuara

Pasi më datë 27.06.2017, në lagjen nr 3 në Pogradec, këta shtetas kanë vjedhur në banesën e shtetasit R.B, 64 vjeç, një unazë floriri, një varëse floriri, dhe 1 orë dore.

-Advertisement-

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast, u bë i mundur dokumentimi me fakte ligjore i vjedhjes të një banese tjetër, në pronësi të shtetasit A.T, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 08.06.2017,ku shtetasit e lartpërmendur kanë vjedhur një sasi lekësh dhe dy varëse floriri.

Në cilësinë e provës materiale shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa TR9268P me të cilin këta shtetas qarkullonin për të kryer vjedhjet, një varëse floriri, një unazë floriri, doreza dhe kaçavida të cilat shërbenin për hapjen e dyerve të banesave.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari.  Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Vjedhja, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2  i Kodit Penal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera