Auto&Tech

Vidhen 1.4 miliardë fjalëkalime

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 15 December 2017

Hakerët gjithmonë kërkojnë për lidhjen më të dobët për të fituar shpejt qasje në llogaritë tuaja online.

Përdoruesit e internetit zakonin e ripërdorin të njëjtin fjalëkalim nëpër shërbime të ndryshme në internet dhe kështu i japin hakerëve mundësinë për të përdorur kredencialet e mbledhura nga një shkelje e të dhënave në një shërbim apo sistem për të thyer në llogaritë e tyre të tjera në internet.

Hulumtuesit nga firma e sigurisë “4iQ” tani kanë zbuluar një bazë të dhënash të re kolektive në internetin e errët apo Dark Web, gjithashtu i lëshuar edhe në Torrent, përmban 1.4 miliardë emra përdoruesish dhe fjalëkalime në tekst të qartë, shkruan Telegrafi.

-Advertisement-

Studiuesit thanë se arkivi i madh 41GB, përmban 1.4 miliardë kombinime të emrave të përdoruesve (username), emaile dhe fjalëkalime – të fragmentuara siç duhet dhe të renditura në dy dhe tre nivele të direktoriumeve.

Baza e të dhënave kolektive përmban kredencialet e rrjedhura nga “Bitcoin”, “Pastebin”, “LinkedIn”, “MySpace”, “Netflix”, “Last.FM”, “Zoosk” dhe “Badoo”, “RedBox”, lojëra si “Minecraft” dhe “Runescape” dhe listat e kredencialeve si “Anti Public” dhe “Exploit.in”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera