Fun & Video

Videoja që do iu mbajë në ankth, e mitura bie nga kati i 12-të i banesës!

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 02 March 2021

E pabesueshme, por e vërtetë! Një vajzë 3-vjeçare ka shpëtuar për mrekulli nga vdekja, pasi ka rënë nga kati i 12 i banesës ku jetonte.

Fatmirësisht në vendin e ngjarjes në ato momente ishte gjendur një shofer, i cili i ka shpëtuar jetën të miturës.

Gjithçka ndodhi të dielën pasdite (1 mars) në Vietnam, ku Nguyen Ngoc Manh, ishte duke pritur brenda makinës së tij për të kryer një dërgesë dhe në ato momente dëgjoi një fëmijë duke qarë.

-Advertisement-

Një grua filloi të bërtiste, kështu ai nxori kokën nga dritarja e mjetit për të parë se çfarë po ndodhte.

Burri doli menjëherë nga makina e tij dhe u ngjit në një ndërtesë aty pranë, për të qenë më afër në rast se ajo do të binte.

“U ngjita në një çati prej dy metrash për të marrë një pozicion të duhur”, – tregon ai.

Duke qëndruar në një çati metalike, që përdorej për të ruajtur gjeneratorët, ai u hodh përpara për ta kapur fëmijën. “Për fat të mirë, ajo ra në prehrin tim”.

Vogëlushja menjëherë u dërgua në spitalin e fëmijëve dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas mjekëve ajo kishte ndrydhur krahun, por nuk ka pësuar dëmtime të tjera.

Pas mrekullisë, shoferi është kthyer në një hero në Vietnam.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera